Eskalon përplasja mes policisë dhe protestusve, një vajze i bien të fikët
Tensionet kanë vijuar edhe këtë ditë përpara Kryeministrisë, në ditën e 171-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit nuk janë lejuar të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë detyruar të zhvillojnë tubimin në trotuare. Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë shtrirë në disa pjesë të bulevardit. Gjatë ndërhyrjeve, policia ka kryer shoqërime të protestuesve, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në rrethana të tensionuara. Në një moment, një vajze i ka rënë të fikët gjatë zhvillimeve në protestë. Qytetarët e pranishëm i kanë dhënë ujë për ta ndihmuar. Situata është tensionuar më tej kur një grup protestuesish është bashkuar për të penguar lëvizjen e një furgoni policie, brenda të cilit ndodheshin persona të shoqëruar nga efektivët. Protesta vijon mes përplasjeve dhe ndërhyrjeve...
Burimi:
ntv.al