Dyshohet se u hodh nga kati i 6-të i një pallati/ 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Astirit, në Tiranë, pranë pallateve të reja. Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Sipas burimeve të JOQ Albania, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30. E mitura është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, ku, sipas dëshmitarëve, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri në momentin e raportimit, rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia për incidentin.
Burimi:
ntv.al