“Është turp të lësh pikë me këto ekipe”, Mirlind Daku shpjegon episodin me penalltinë: E mora topin për presion

“Është turp të lësh pikë me këto ekipe”, Mirlind Daku shpjegon episodin me penalltinë: E mora topin për presion

Shqipëria ka marrë fitoren e 3-të në grup. Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-1 San Marinon. Asllani realizoi një gol spektakolar në minutën e 10 të lojës, duke zhbllokuar kështu rezultatin. Me golin e shënuar herët u krijua përshtypja se ndeshja do të shkonte drejt goleadës, por e kundërta ndodhi. Lazari tundi rrjetën në minutën e 66, duk befasuar kështu kuqezinjtë. Këta të fundit u hodhën në sulm, por golin e gjetën në minutat e kohës së shtuar. Ismajli fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol Asllani. Me këtë fitore kuqezinjtë marrin sërish kreun e renditjes, me 9 pikë të grumbulluara gjithsej. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”-in. Daku: “Kjo është një gjë që...