“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës e të shkatërrimit të pronës, duke dënuar veprimet e tilla. Ai pohoi në “Real Story” se kryeqyteti shqiptar është shpërfytyruar si pasojë e akteve të dhunës. “Mos thyej, mos plaçkit, mos digj. Pse shkon te supermarketi ti? Destabilizimin e vendit me shkatërrime nuk ta fal. Është shpërfytyruar Tirana për dy javë. E ke parë se sa i shëmtuar ngjan kryeqyteti ynë? Nuk është normale kjo”, u shpreh Karamuço.
Burimi:
javanews.al