Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Është shkelur ligji’/ Shehu: Policia e Ramës me kallashnikov përballë qytetarëve, si në diktaturën e Kim Jong-un
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me tone të forta për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në Theth, të cilën e ka cilësuar si një akt terrori policor. I ftuar në një intervistë për Syri TV me moderatoren Eneida Ndoci, Shehu u shpreh i tronditur nga pamjet që tregojnë forca policie të armatosura rëndë përballë qytetarëve të thjeshtë. “Unë u shokova kur pashë ato pamjet e policisë, e ushtarakëve të policisë të armatosur me kallashnikov dhe që mbanin shënjestër sikur kishin përpara ndonjë grup terrorist,” deklaroi Shehu. Ai shtoi se kjo situatë është e papranueshme për një vend...