‘Është i infiltruari i Berishës’/ Doshi: Kryebashkiaku i Shkodrës u bën presione njerëzve që janë me ndihmë sociale

‘Është i infiltruari i Berishës’/ Doshi: Kryebashkiaku i Shkodrës u bën presione njerëzve që janë me ndihmë sociale

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, zhvilloi një takim elektoral me mbështetësit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku lëshoi akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut Benet Beci, të cilin e akuzoi se po ushtron presion ndaj qytetarëve në nevojë për qëllime elektorale. Doshi pretendoi se Beci, ndonëse i përfaqësuar nën siglën e Partisë Socialiste, po punon në të vërtetë për interesat e Partisë Demokratike. “Në 2025 Benet Beci bën presione njerëzve që janë me ndihmë sociale, po nuk votuat PS ua heq ndihmën. Është i infiltruar i Sali Berishës me mision për të shkatërruar PS,” tha Doshi....
Burimi: Sot.com.al