Ervin Toro falënderon mbështetësit e qarkut Fier: “Ky është vetëm fillimi – jemi gati për ndryshimin e vërtetë”

Ervin Toro falënderon mbështetësit e qarkut Fier: “Ky është vetëm fillimi – jemi gati për ndryshimin e vërtetë”

Fier – Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet, Ervin Toro, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve të qarkut Fier për mbështetjen gjatë fushatës elektorale. Në një reagim publik pas përfundimit të procesit zgjedhor, Toro tha se angazhimi në terren i ka dhënë më shumë besim dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën drejt ndryshimit të sistemit politik në vend.Reklama në FieriWeb “Jam vërtet mirënjohës për mësimet e marra dhe realitetet që përjetova në terren. Si parti e re, ne frymëzuam mbi 70,000 njerëz që kërkojnë ndryshim të vërtetë. Këto zëra më japin shpresë dhe më forcojnë besimin...
Burimi: Fieriweb.com