Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ervin Salianji kërkon lirim me kusht, zhvillohet sot seanca për ish-deputetin e PD-së
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës për lirimin me kusht për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Në seancën e datës 23 Qershor, përfaqësuesi i tij ligjor Ledio Braho deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP Fier kishte ardhur pozitiv. Sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës që të paraqesë raportin e saj, duke i dhënë afat deri ditën e sotme, data 8 korrik. Sipas këtij raporti do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji.