Erjon Vishkulli niset për kurim në Itali, shefja e okulistikës: Kemi shenja pozitive
28-vjeçari Erjon Vishkulli është nisur drejt Italisë, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale pas plagosjes së rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, bën me dije se i riu është nisur tashmë drejt shtetit fqinj, ku do të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Më herët gjatë ditës, mjekët e Spitalit të Traumës dhe të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer një konsultë për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Sipas tyre, janë konstatuar disa shenja pozitive, por është vlerësuar e nevojshme një tjetër ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e trupit të huaj që ndodhet në sy. Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, mjekja Vilma Mema, bëri të ditur se, për të rritur mundësinë e një...
Burimi:
ntv.al