Erion Veliaj sot në GJKKO. Më 8 korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Erion Veliaj sot në GJKKO. Më 8 korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Sot, në orën 11:30, mbahet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, ku SPAK do të paraqesë informacionin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve. Veliaj ka firmosur deklaratë nga IEVP Durrës dhe nuk do të jetë i pranishëm, por do të përfaqësohet nga avokati. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliajt për masën e sigurisë. Relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi. Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues do jenë Medi Bici dhe Sokol Binaj.
Burimi: Kohajone.com