Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia studentët serbë për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë mundur të sigurojnë dy mandate në Parlamentin serb. “Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.