Erion Veliaj në sektorin e observimit të burgut të Fierit pas kalimit ‘në sitë’ të tij dhe të çantës që mbante me vete
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, ku do të vijojë qëndrimin në paraburgim. Transferimi është kryer me një automjet policie me targë 744, brenda të cilit ndodheshin disa punonjës policie me uniformë, si dhe Erion Veliaj. Furgoni është nisur nga burgu i Durrësit në orën 13 pa u shoqëruar nga automjete të tjera policie, as përpara dhe as pas tij. Automjeti ka mbërritur në orët e para të drekës në burgun e Fierit dhe ka hyrë përmes portës kryesore të institucionit, duke u ndalur pranë hyrjes së sektorit të qelive. Pas zbritjes nga automjeti, Veliaj ka pasur me vete një çantë me sende personale. Siç mësohet, ai dhe sendet e tij personale...
Burimi:
syri.net