Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia. Seanca është planifikuar për në orën 14:00. Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur në shkurt të këtij viti nga Apeli i Posaçëm më 13 mars, është në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për “korrupsioni pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. Ndërkohë së fundmi, SPAK i ka shtuar edhe një akuzë tjetër Veliajt, atë të “fshehjes së pasurisë”.
Burimi: Opinion.al