Burimi:
Kohajone.com

Erion Veliaj kërkon lirimin. Kryebashkiaku kërkon revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë
👁9446
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili që prej dy muajsh mbahet në masën “arrest në burg”, kërkon të lirohet nga qelia. Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Kërkesa e tij do shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari i hetimit paraprak Erion Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” ndaj Veliajt.