Erion Malaj, një fytyrë e re që i duhet Partisë Socialiste

Erion Malaj, një fytyrë e re që i duhet Partisë Socialiste

Partia Socialiste ka nevojë për figura të reja që të sjellin besim, kulturë komunikimi dhe një marrëdhënie më njerëzore me qytetarin. Ka nevojë për përfaqësues që të mos e harxhojnë energjinë politike duke iu përgjigjur përplasjeve të trashëguara, por të kenë mundësinë të flasin për të ardhmen. Erion Malaj është një prej emrave që meriton vëmendje pikërisht në këtë këndvështrim. Në profilin e tij ndërthuren risia politike dhe prejardhja nga një familje artistësh. Djali i aktorit të njohur Petrit Malaj ka mundësinë të ndërtojë një identitet publik ku kultura, qytetaria dhe serioziteti të kenë vendin që shpesh ua ka zënë zhurma e politikës. Për një parti si PS-ja, figura të tilla mund të sjellin një frymë të nevojshme. Malaj mund të shihet si një mundësi...