Erion Braçe sfidon PS-në për Reformën Territoriale: Vota kundër dhe sanksionet nuk më trembin
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka sqaruar edhe njëherë tjetër qëndrimin e tij për Reformën Territoriale. Braçe thekson se nuk është kundër reformës së pushtetit vendor, por kërkon që ajo të jetë një reformë për mirëqeverisje dhe të mbështetet në parime e kritere të barabarta, jo vetëm në ndryshimin e hartës. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaroi se vendimi politik i grupit është vota pro për reformën e re territoriale, por deputeti Braçe sfidoi paralajmërimet për sanksione duke refuzuar të trembet nga mundësia e përjashtimit. ”Për të bërë gjënë e duhur, nuk e kam fare problem as votën kundër dhe as sanksionet e saj si kërcënim. Fare! Sepse është përgjegjësia jonë të bëjmë gjënë e duhur, vërtet, jo të bëjmë sikur; të...
Burimi:
kohajone.com