Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë paraqet letrat kredenciale tek Bajram Begaj

Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë paraqet letrat kredenciale tek Bajram Begaj

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Wendt ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, ndërsa me marrjen e detyrës i vjen fundi periudhës thuajse 3-vjeçare ku SHBA nuk kishte një ambasador në Tiranën zyrtare. Ai u propozua nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt vjen në Tiranë me një sfond të konsoliduar ushtarak dhe të sigurisë kombëtare. Ai gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. Për më tepër, gjatë karrierës së tij...