No Image Available

Erdogan: Turqia po kryen revolucion në mbrojtje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia po vijon zgjerimin e kapaciteteve të saj në industrinë e mbrojtjes, duke e cilësuar zhvillimin e këtij sektori si një “revolucion të plotë”. Gjatë fjalës së tij në festivalin teknologjik “TEKNOFEST Juglindje”, në provincën Sanliurfa, Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë investimet dhe përpjekjet për të rritur më tej kapacitetet e industrisë së mbrojtjes. “Turqia po vazhdon suksesin në industrinë e mbrojtjes. Ne po kryejmë revolucion të plotë në këtë fushë”, deklaroi presidenti turk. Erdogan tha gjithashtu se Turqia është e gatshme të ndihmojë vendet mike në përmbushjen e nevojave të tyre në fushën e mbrojtjes, kur një gjë e tillë kërkohet. “Kur na kërkohet, ne gjithashtu përmbushim nevojat e miqve tanë për mbrojtje. Ne besojmë...