Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza
Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, dhe të vendoset pushim-zjarri në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare ne enklavë. Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka folur për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, raportet me Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Ai u takua edhe shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. “Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit...