Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi i ishujve të Egjeut!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi të mërkurën Greqisë të “ndryshojë kursin” dhe t’i japë fund asaj që ai e përshkroi si militarizim i ishujve të Egjeut që kanë status të çmilitarizuar. Sipas mediave të huaja, ndërsa paralajmëroi Greqinë kundër interpretimit të “qasjes së qetë dhe racionale” të Ankarasë si një shenjë dobësie. Duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga Bishkek i Kirgistanit, ku mori pjesë në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Erdogan tha se Turqia nuk kishte ambicie territoriale ndaj asnjë vendi, por nuk do të lejonte askënd të shkelte të drejtat e saj. “Turqia nuk ka ambicie në lidhje me territorin e askujt, por nuk do të lejojë askënd të shkelë të drejtat e saj”, tha Erdogan....
Burimi:
vizionplus.tv