Erdogan nuk gjen qetësi/ Zhgënjimi i madh: Nuk ngopeni kurrë me vrasje dhe gjenocid

Erdogan nuk gjen qetësi/ Zhgënjimi i madh: Nuk ngopeni kurrë me vrasje dhe gjenocid

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar ashpër Kombet e Bashkuara gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e organizatës për të përmbushur misionin e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Erdogan deklaroi se OKB-ja është dobësuar dhe se mekanizmat e saj nuk po arrijnë t’u përgjigjen në mënyrë efektive krizave dhe konflikteve që po përshkallëzohen në pjesë të ndryshme të botës. Sipas tij, veçanërisht në zonat e konfliktit, qytetarët që kanë mbështetur shpresat te organizata ndërkombëtare janë përballur me zhgënjim. Presidenti turk përmendi në mënyrë të veçantë situatën në Palestinë, Liban dhe Sudan, duke argumentuar se njerëzit në këto vende presin nga OKB-ja një angazhim më të madh për mbrojtjen e civilëve dhe...