Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Koreja e Jugut mund të jetë një “bashkëpunëtor i rëndësishëm” dhe “partner” për vendin e tij në lidhje me termocentralin bërthamor të planifikuar në Sinop, gjatë një interviste që dha për agjencinë e lajmeve Yonhap dhe të transmetuar sot. Turqia po studion kushtet teknike dhe ekonomike të projektit në bregdetin e Detit të Zi dhe mund të bashkëpunojë me Korporatën Shtetërore Koreane Electric Power, tha zoti Erdogan. Megjithatë, ai shtoi se Ankaraja do të peshojë dimensionet që lidhen kryesisht me financimin, kostot e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe përfitimet e mundshme për ekonominë turke përpara se të vendosë me kë të bashkëpunojë bazuar në “interesin kombëtar” të Turqisë. Presidenti turk fillon sot një vizitë zyrtare tre-ditore në...
Burimi:
javanews.al