Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur të hënën në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut, në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të homologut të tij koreano-jugor, Lee Jae Myung. Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, ndërsa në aeroportin ushtarak të Seulit, në Seongnam, u pritën nga ministrja e Tregtisë së Koresë së Jugut, Park Jung-sung. Në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm edhe ambasadori turk në Korenë e Jugut, Fatih Yildiz, së bashku me bashkëshorten e tij, Nesrin Yildiz. Në këtë vizitë, presidenti turk shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë, ku bëjnë pjesë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler, si dhe ministri i Industrisë...
Burimi:
javanews.al