Era që ndalet më!

Era që ndalet më!

Nga Ditmir Bushati  Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i  Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë politik e shoqëror brenda vendit dhe në diasporë. Lëvizja e udhëhequr nga studentët shënon një fitore historike. Koha do ta tregojë nëse ky mobilizim dhe angazhim do të përkthehet në ndryshime të qëndrueshme politike dhe demokratike. Rrëzimi i Vučić nuk është provë se pushtetet despotike mund të mposhten në kushte normale. Kur studentëve u duhet të braktisin auditorët për të shpëtuar vendin e tyre, kjo nuk do të thotë se demokracia po funksionon siç duhet. Përkundrazi, është dëshmi se si duhet të “rrotullohen yjet” që një pushtet despotik të mundet. Fakti që Lëvizja Studentore, e organizuar në mënyrë të disiplinuar dhe të decentralizuar, pa...