Epiri është dhe do mbetet shqiptar

Epiri është dhe do mbetet shqiptar

Nga Abdyl Frashëri – Botuar më 1879* Zotëri Redaktor! Me habi pamë se gazeta e rëndësishme “Republique Française”, e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë. Atij artikulli nuk i dhamë asnjë përgjigje, por “Republique Française”, duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë, u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare nuk e pritnim prej një gazetave që simpatizonte luftën e kombësive. Franca qanë gjithmonë humbjen e krahinave të saj: banorët e Alsace e Lorraine rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen...