Enzo Fernández rrëfen pengun e finales së Botërorit: Është një plagë që më ka mbetur e hapur

Enzo Fernández rrëfen pengun e finales së Botërorit: Është një plagë që më ka mbetur e hapur

30 Tetor 2026 12:32 Alfred Lleshi Enzo Fernández ka rrëfyer disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në një intervistë me vëllezërit Edul. Për largimin e Messit nga Argjentina, mesfushori tha: “Gjithmonë kam ëndërruar të luaja me të. Që i vogël bëja llogaritë nëse do të arrija të luaja në të njëjtën kohë me Messin. Pasi fituam gjithçka së bashku, më pushtoi një trishtim i madh. Ai gjithmonë të linte diçka”. Për finalen e humbur të Botërorit ndaj iberikëve, pranoi: “Spanja na mori topin dhe kontrolloi ndeshjen. E meritoi fitoren. Gjysma e skuadrës sonë kishte probleme fizike”. Për përjashtimin e tij me karton të kuq shtoi: “Është një peng që më ka mbetur. Askush nuk dëshiron të përjashtohet, aq më pak në një...