Eno Koço, trashëgimtar i dhimbjes që u bë misionar i kulturës

Eno Koço, trashëgimtar i dhimbjes që u bë misionar i kulturës

(Disa fëmijë mbeten jetimë nga prindërit, por rriten nga kujtesa. Eno Koço, është zëri i asaj kujtese që nuk u shua kurrë. Në foshnjëri mbeti një fëmijë bonjak që u rrit për t’u bërë një ndër figurat më të ndritura të muzikologjisë shqiptare) NGA ILIR ÇUMANI Në historinë e kulturës shqiptare, rrallë gjejmë figura që mbartin në mënyrë kaq të natyrshme një peshë trashëgimie artistike, e njëkohësisht, edhe një barrë personale dhimbjeje, siç është rasti i Eno Koços, biri i artistes së madhe Tefta Tashko Koço dhe muzikologut Kristaq Koço. Eno mbeti jetim në moshën 4 vjeç nga nëna dhe...