Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Energjia, OECD vlerëson pozitivisht Shqipërinë, Balluku: Shqipëria mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë
Për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjetik, Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD e ka vlerësuar pozitivisht Shqipërinë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Balkan. “Sipas vlerësimit në raport, tarifat për familjarët duhet të rriteshin me 29 % në rastin e një skenari minimal. Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhynte abonenti do paguante minimalisht 29% më shume dhe maksimalisht 114 %. Kjo ulje me 10.5% është një ulje historike që nuk është bërë...