Ëndrra ime e zakontë

Ëndrra ime e zakontë

15 September, 2026 - 21:00 Poezi nga Paul Verlaine Shpesh natën më çudit një ëndërr, më sëmbon,Një grua që s’e njoh, q’e dua dhe më do,Që s’është kurdoher’ as fare gjithajoAs fare tjatër, dhe më do, më kupëton. Më kupëton, dhe zemrën si kristal të kjartëMa di vetëm ajo, edhe ma zgjidh problemn’ e sajVetëm ajo; ballin e zbet’ e dirsur valëVetëm ajo ma alladit me lot’ e saj. A ësht’ e zeshk’ a blonde ruse? Nukë e di!Ç’i thonë? Emr’ i saj i ëmbël tingëllinI dashur dhe syrgjyn prej jetës plot me zi. Ka sy si të statujës, edhe zën’ e kaTë larkmë dhe të qetë, plot me rëndësiDhe me lezet, si zë që s’bën më shamata./KultPlus.com