Endri Shabani: Dështuam të bashkoheshim, Sali Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika, s’e di…

Endri Shabani: Dështuam të bashkoheshim, Sali Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika, s’e di…

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por për Endri Shabanin rëndësi ka fakti se 10% e shqiptarëve votuan partitë e reja, duke qenë përtej PS dhe PD, përtej Ramës dhe Berishës. I ftuar dje në një media, ai u shpreh se klasa politike së shpejti nën këtë frymë do të ndryshohet, teksa nënvizoi se ai nuk lufton për një rrogë deputeti, por për të ardhmen e vendit. Konfliktet e brendshme brenda partive të reja, dështimi për t’u bashkuar në një front dhe sistemi elektoral në disfavor,...
Burimi: Sot.com.al