Endri Hasa, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan: Ndalimi i korrupsionit, emergjencë kombëtare

Endri Hasa, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan: Ndalimi i korrupsionit, emergjencë kombëtare

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Endri Hasa, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Elbasanit, ngre alarmin për një nga plagët më të mëdha të vendit: korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik. Ai e cilëson ndalimin e vjedhjes së shqiptarëve si një emergjencë kombëtare dhe shprehet se qeverisja e deritanishme ka shkatërruar financat publike. “Matematika e Ramës ka qenë një gropë e madhe për buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Shokët e tij tek 313 janë përgjigja më e saktë se si është qeverisur Shqipëria në 12 vitet e tij,” – u shpreh Hasa në një deklaratë për mediat. Hasa dhe Koalicioni Euroatlantik vijnë në këto zgjedhje me një plan të qartë ekonomik, i cili synon të vendosë ekonominë në funksion të qytetarëve...