Ende kritike situata në Drenovë, situata del jashtë kontrollit! As ndërhyrja nga ajri nuk përbën ndryshim

Ende kritike situata në Drenovë, situata del jashtë kontrollit! As ndërhyrja nga ajri nuk përbën ndryshim

Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, situata vijon të mbetet kritike. Intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dal tërësisht jashtë kontrollit. Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Patosit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv