Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar si autor të disa vjedhjeve të kabujve elektrikë të ndriçimit publik. Nga hetimet dyshohet se 35-vjeçari Amaraldo Vezi ka kryer disa vjedhje të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit, duke lënë segmente rrugore pa ndriçim. “Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Vijojnë veprimet hetimore...