Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ U vra ndërsa lëvizte në fshat, zbardhen detaje nga krimi në Vaun e Dejës! 65-vjeçari ishte dënuar më herët për vrasje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme, ku një 65-vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja jete, dhe pas konstatimit fillestar është zbuluar se është vrarë me armë. Burime paraprake bëjnë me dije se 65-vjeçari Frrok Lleshaj ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram, kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë vendore.Lexo edhe :Related Posts Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 65-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasje, ndaj edhe pista kryesore e hetimit...