Burimi:
Vizionplus.tv

EMRI/ U përplas kokë më kokë me kamionin, humb jetën 46-vjeçarja shqiptare në Itali! Në gjendje të rëndë vajza e mitur
👁5763
Një 46-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali një ditë më parë, 7 prill. Sipas mediave italiane, makina e drejtuar nga Dorina Bardhi është përplasur me një kamion. Si pasojë Dorina, 46 vjeç humbi jetën, ndërsa vajza e saj 9-vjeçare, e cila ndodhej në makinë së bashku me të ëmën ndodhet në gjendje të rëndë. Dorina Bardhi Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së djeshme. Makina në të cilën udhëtonin nëna dhe vajza, një Opel Meriva, u përplas kokë më kokë me një kamion. Dinamika e tragjedisë po hetohet...