EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

EMRI/ Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës, ruli e zuri poshtë vetes!

Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. I riu, banues në Trevi, po merrte pjesë në punimet për asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që po drejtonte. Mediat italiane shkruajnë se mjeti dyshohet se u përmbys për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Kolegët e të riut njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, plagët e marra rezultuan fatale. Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi përmbysja e mjetit. Punimet në rrugën Santa Cristina ishin ndërmarrë nga Bashkia...