Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Shtëpi bari në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në aksin Vau i Dejës-Shkodër
👁3003
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në aksin Vau i Dejës-Shkodër. Në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, u kap me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Elton Kola, 28 vjeç, i lindur në Shkodër. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. Top Channel