EMRI/ Sherri në KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i kandidatit të PS

EMRI/ Sherri në KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ-në nr. 30, e vendosur në shkollën 9-vjeçare “Katund i Ri” në Kashar. Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, është goditur fizikisht nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës. Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti nisi për shkak të një flete votimi ku ishte votuar për Partinë Socialiste dhe për dy kandidatë të saj, njëri prej të cilëve ishte Ornaldo Rakipi. Pas përplasjes, Mehmeti është dërguar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, ku ka bërë një kallëzim penal ndaj personit që e sulmoi. Ndërkohë, procesi i numërimit është ndërprerë...
Burimi: Javanews.al