EMRI/ Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja jashtë rrezikut për jetën

EMRI/ Sarandë, burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në Sarandë, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku Miranda Budini ka mbetur e plagosur në bark me thikë. Ajo është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes. Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Burimi: Syri.net