Emri/ Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori! Çfarë iu gjet në banesë

Emri/ Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori! Çfarë iu gjet në banesë

Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të një 21-vjeçari ditën e djeshme në Durrës. Policia njofton se në pranga ka rënë Ergys Pjeçi, i cili dyshohet se në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhave”, ka plagosur me thikë, shtetasin L. I., 21 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike...
Burimi: Top-Channel.tv