Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
EMRI – Kanoste me sopatë dy shtetas në Durrës, policia arreston në flagrancë shkodranin 44- vjeçar…
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Ermal Dhampiraj, 44 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe...