Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emri/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për një vjedhje me pasoja të rënda të ndodhur në nëntor të vitit 2024. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka marrë 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme nga banesa e një shtetasi në Tiranë. Njëri prej bashkëpunëtorëve është arrestuar më herët, ndërsa tjetri vijon të jetë në kërkim. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 organizuan dhe finalizuan ndalimin e shtetasit Adi Çapunaj. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën...