Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga ka rënë Arjan Rrokaj, banues në Vlorë, i dënuar nga  Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. “Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, informoi policia. 40-vjeçari Arjan Rrokaj do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Gijotina.com