EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)
Katër biznese në qytetin e Fierit janë bërë pre e vjedhjeve me thyerje gjatë muajit tetor. Pas hetimeve, policia ka identifikuar dhe arrestuar Ysen Driza, 30-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të sistemit të kamerave të sigurisë. Njoftimi i policisë: “Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje. 30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në...
Burimi:
javanews.al