EMRI/ Gjermani plagos me thikë dy policë në Malësinë e Madhe, i sulmoi gjatë arrestimit
Dy punonjës të Policisë janë plagosur me thikë pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes për arrestimin e Jan-Friedrich Krebs 47-vjeçar nga Gjermania, i cili dyshohet se kishte hedhur benzinë mbi automjetin e një 27-vjeçari. Ngjarja u raportua rreth orës 17:30 në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Sipas njoftimit paraprak, shtetasi A. Q., 27 vjeç, deklaroi se gjatë udhëtimit me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër i kishte hedhur benzinë mbi makinën e tij, pranë një pike karburanti në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i automjetit, shtetasi gjerman Jan-Friedrich Krebs, 47 vjeç, refuzoi të identifikohej dhe goditi me thikë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët...
Burimi:
syri.net