EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë

EMRI/ E rëndë, burri plagos me thikë gruan në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten. Gruaja e identifikuar si Mairanda Budini, është goditur me thikë në bark nga bashkëshorti i saj, dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga policia.  

Burimi: Vizionplus.tv