Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Dhunon dhe merr peng në makinë një 31-vjeçar, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë
👁8659
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se dhunoi dhe mbajti peng për dy orë një 31-vjeçar. Sipas Policisë së Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Dashamir Pirra, 44 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet...