EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Haxhiu, banues në Manzë, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë. Ndalimi i tij u bë i mundur pas deportimit nga Greqia. Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.