Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Aksidenti tragjik në Elbasan, kush është viktima
👁2728
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur me shpejtësi të madhe. Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur rëndë. Njëri prej tyre, Ferit Agushi, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, Nesti Dajçi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se përplasja është shkaktuar nga shpejtësia e lartë dhe mungesa e kontrollit të mjetit.