EMRI/ 71-vjeçari pret krahun duke punuar në një gurore në Dimal, dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë

EMRI/ 71-vjeçari pret krahun duke punuar në një gurore në Dimal, dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë

Një aksident në punë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret), që operojnë në bashkinë Dimal. Mësohet se 71-vjeçari, Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar por një nga makineritë i ka kapur krahun, duke e aksidetuar rëndë. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.
Burimi: Syri.net